Daçiq në Madagaskar tregon se ku mund të shkojë Kosova

24 Nëntor 2016 - 14:58      

Antananariva, 24 nëntor – Nuk është qëllim, as dëshirë e Serbisë izolimi i askujt, por është kundër politizimit të punës së organizatave ndërkombëtare nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF), në të cilën Kosova ka marrë statusin e vëzhguesit, UNESCO dhe të gjithë sistemit të KB, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.

Siç raporton FoNet, ai i ka bërë thirrje kësaj organizate në samitin 32 të OIF-së, që po mbahet në Madagaskar, që, siç citohet të jetë shprehur, “me qëndrime të veta parimore të kontribuojë në suksesin përfundimtar të dialogut Beograd – Prishtinë, në funksion të stabilitetit politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor”.

Siç ka thënë ai, Kosova mund të marrë pjesë në organizatat rajonale dhe në një varg organizatash të tjera ndërkombëtare, por me status neutral dhe në përputhje me Rezolutën e KS të KB 12 44.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...