Veseli dhe ambasadori hungarez biseduan për projektet kapitale dhe stadiumin e ri

24 Nëntor 2016 - 14:15      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, njofton kumtesa nga Kuvendi i Kosovës.

Aty thuhet se Veseli dhe ambasadori Markusz kanë bashkëbiseduar për kredinë e diskutuar më herët me autoritetet hungareze për projektet kapitale në Liqenin e Batllavës, për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore dhe për ndërtimin e stadiumit për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Për formalizimin dhe realizimin e këtyre projekteve, që kapin shumën prej dhjetëra miliona eurove, Veseli ka diskutuar me krerët më të lartë të Hungarisë gjatë vizitës zyrtare që ka pasur në Budapest këtë muaj.

Ambasadori hungarez në Kosovë e ka informuar kryeparlamentarin Veseli për ecurinë e këtyre projekteve.

Ata theksuan se marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Hungarisë tashmë po hynë në një fazë të re dhe ato do të thellohem edhe më shumë në fushën e ekonomisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...