Shkëmbehen përvoja rreth mbledhjes së tatimit në pronë

24 Nëntor 2016 - 14:03      

Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, me mbështetje nga USAID-i për projektin “Partneritetet për zhvillim” ka organizuar Forumin e tatimit në pronë. Në këtë Forum kanë marrë pjesë 75 zyrtarë nga komunat të përfaqësuar nga drejtorë komunalë të financave, menaxherë të tatimit në pronë , përfaqësues nga projektet mbështetëse të donatorëve, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave.

Qëllimi i këtij forumi ishte ndarja e përvojave dhe praktikave më të mira të komunave për të përmirësuar shkallën e mbledhjes së tatimit në pronë në këtë vit dhe për vitet e ardhshme.

Gjatë këtij forumi drejtori i Departamentit të tatimit në pronë, Shkelzen Morina, i njoftoi pjesëmarrësit me të arriturat rekorde në mbledhjen e këtij tatimi i cili është kryesorë për komunat, planet për zhvillimet në të ardhmen si dhe për sfidat në mbledhjen e tatimit të faturuar për vitin aktual.

Gjithashtu gjatë këtij forumi u diskutua edhe për aktivitetet dhe të gjeturat kryesore në fushën e inspektimeve të tatimit në pronë si dhe për Ligjin e ri për Tatimin në pronën e paluajtshme.

Në këtë forum merrnin pjesë edhe drejtorët e financave të komunave: Gjakovë, Lipjan dhe Graçanicë, të cilët ndanë përvojat e tyre me kolegët e tjerë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...