24 Nëntor 2016 - 13:17
Në një komunikatë për media KMDLNj konsideron se ky lajm për familjen Hadri që asnjëherë nuk u ndal së kërkuari drejtësi për bashkëshortin dhe babain e tyre, për Kosovën, opinionin ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm shqiptimi i këtij dënimi shkaku se u vërtetua se prapa këtij krimi qëndron shteti jugosllav dhe ai i Serbisë, se ka qenë vrasje politike dhe se krimi herët a vonë ndëshkohet.
“Mos ekzekutimi i këtij vendimi të Gjykatës Mbretërore të Belgjikës mund të shtyhet për një kohë për shkak se regjimi serb nuk është i gatshëm t’i ekstradojë në Belgjikë mirëpo Belgjika, si shtet i rëndësishëm i BE -së ka mundësi ta detyrojë Serbinë që këta kriminelë të dënuar t’ua dorëzojë autoriteteve belge sikur që Kroacia, pas shumë viteve të kundërshtimit u detyrua t’i dorëzojë autoriteteve gjermane ish krerët e Shërbimit Informativ dhe Kundërinformativ të Jugosllavisë, Zdravko Mustaq dhe Perkoviqin, tani shtetas të Kroacisë që ishin përgjegjës për vrasjen e aktivistëve politikë kroat në Gjermani përkatësisht për ekzekutimin e Stjepan Gjurekoviq, ish drejtor i INA – s. Ata nga gjykata gjermane u dënuan me dënime të larta ndonëse ishin në moshë të shtyer”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.
KMDLNj shpreson dhe pret që gjykimet e tilla që po ndodhin në shtetet perëndimore për përgjegjësinë e autoriteteve politike jugosllave dhe serbe në eliminimin e kundërshtarëve politikë përmes kriminelëve të ndihmuar nga Sigurimi i shtetit, do të ndihmojnë edhe në zbardhjen e vrasjeve të natyrës politike , para dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Vullneti politik i munguar deri më tani, mund të ndihmojë në zbardhjen e rasteve ndërsa Shërbimet zbuluese dhe kundërzbuluese që kanë ekzekutuar kërkesën e politikanëve për eliminimin fizik të kundërshtarëve politikë mund të ofrojnë fakte të mjaftueshme.
“Të shpresojmë se ndriçimi i rastit të vrasjes politike të Enver Hadrit, aktivistit kombëtarë, politik dhe i të drejtave të njeriut nuk do të mbetet rast i izoluar”, thuhet në komunikatë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...