Dehari: Mos na mëshironi neve, mëshirojeni drejtësinë [video]

24 Nëntor 2016 - 12:57      

Avni Dehari, babai i aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka folur spontanisht, i fundit, në protestën që është mbajtur sot e thirrur nga shoqëria civile.

Kamerave e mikrofonave që ishin drejtuar kah ai dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, Dehari ka sugjeruar që të drejtohen kah institucionet e vendit, përgjegjëse për të sqaruar rrethanat në të cilat vdiq 26 vjeçi.

“Këto kamera që i keni drejtuar te ne, drejtojani Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, pyetni se si ndjehen ata që padrejtësisht kanë humbur prindërit, bashkëshortët, bijtë dhe bijat e tyre”, ka thënë Avni Dehari. “Pyetni si ndihen se po akuzojnë në mënyrë t ë pabazuar dikë për terrorizëm”, ka shtuar më pas.

Ai edhe njëherë ka bërë fajtor shtetin për vdekjen e djalit të tij, për të ende në rrethana të paqarta dhe të errëta ka gjetur vdekjen.
“Pyetni prokurorët pse u ngutën të dalin me deklarata kinse për rrethanat e vdekjes së Astritit”, ka thënë ai. “Ministrja e Drejtësisë, pas refuzimit të Britanisë për të bërë hetime të pavarura doli me komunikatë e tha se nuk di çfarë të bëjë më. Le të ju tregojë juve se nëse nuk di çfarë të bëjë ku duhet të shkojë”, ka thënë Dehari.

Dehari ka sugjeruar edhe një tjetër pistë, kur ka thënë se duhet pyetur të gjithë ata që kanë përgjegjësi, se si për një telefon që u vodh në shtëpinë e kryeprokurorit u suspenduan disa veta menjëherë, e vetëm 18 ditë pas vdekjes së Astrit Deharit u bënë kinse disa veprime.
Ka kritikuar edhe KMDLNJ, që siç ka thënë me “atë zë të mekur, më shumë në shërbim të krimit se sa në shërbim të të vërtetës”.

“Mos na mëshironi neve, mëshirojeni drejtësinë”, ishte porosia e tij për fund.


Dehari: Mos na mëshironi neve, mëshirojeni... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...