Rashiq: Themelimi i Asociacionit, detyrim i Qeverisë së Kosovës

24 Nëntor 2016 - 12:54      

Në tryezën me temë “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”, Sasha Rashiq, ish-ministër për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se nuk është risi që në skenën politike kosovare bojkoti të përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve të caktuara.

“Pas formimit të koalicionit të tanishëm Lista Serbe ka vendosur ta përdorë bojkotin si mjet për realizimin e qëllimeve të caktuara. Mund të konstatojmë se bojkoti nuk është risi në skenën politike kosovare. Shpresoj që të mos jetë mjet dhe në të ardhmen për arritjen e qëllimeve politike”, tha Rashiq.

Sipas tij, bojkoti i komunitetit serb ka ardhur si rezultat I mungesës së dialogut në mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Ai thotë se në rast se nuk mund të arrihet dialog në mes të dy palëve, atëherë gjasat për tensione janë të mëdha.

“Bojkoti ka të bëjë me mungesën e dialogut në mes serbeve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe kjo është ajo që duhet të adresohet dhe çka duhet të insistojmë që përmes dialogut të sillen situatat e caktuara.. nëse nuk ka dialog mund të vijnë tensione të caktuara që mund të jenë të mëdha”, tha ai.

Ai ka thënë se roli i serbëve do të duhej të ishte më ndryshe nga ai siç ka qene deri më tani. Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë sipas tij, nuk duhet të merreshin me çështjen e statusit por me statusin e serbëve të Kosovës.

Ai tha se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk do të duhej të ishte kusht i Listës Serbe, por obligim i Qeverisë së Kosovës.

“Unë mendoj që ky nuk është një kusht serioz por detyrim i qeverisë së Kosovës që të bëjë diçka në këtë drejtim”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...