Kosova e vendosur në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

24 Nëntor 2016 - 10:55      

Zëvendësministri Lirak Çelaj është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Zagreb, ku është duke marrë pjesë në Konferencën me temën “Trajtimi i terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

Kjo konferencë e organizuar në RACVIAC - Qendra për Bashkëpunim dhe Siguri në bashkëpunim me RCC – Këshilli për Bashkëpunim Rajonal dhe OSBE - misioni në Bosnje dhe Hercegovinë ka bërë bashkë në Zagreb përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme nga Evropa Juglindore.

Në këtë konferencë u diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen shtetet e rajonit në luftën kundër terrorizmit dhe u cek se kjo nuk është një lloj i ri i kërcënimit, por një tjetër fytyrë e terrorizmit. Po ashtu u përmend fakti se e vetmja mënyrë për t`u përballuar me terrorizmin është bashkëpunimi më i ngushtë mes shteteve.

Gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse u dakorduan se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë si një front i bashkuar kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe se nuk mund të ketë justifikim për terrorizëm, dhe se lufta kundër terrorizmit nuk mund të jetë selektive.

Me një qëndrim të ngjashëm ju drejtua edhe zëvendësministri Çelaj të pranishmëve i cili shpalosi punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë në parandalimin dhe ri-integrimin e luftëtarëve të kthyer nga vendet e luftës. Ai, po ashtu shpalosi punën që është duke u bërë në Shërbimin Korrektues të Kosovës me programe të ndryshme dhe përkrahje nga institucione ndërkombëtare.

“Ministria e Drejtësisë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha Çelaj.

Gjatë kësaj konference do të vazhdojnë diskutimet mbi adresimin e zgjidhjeve të mundshme dhe praktikave më të mira në menaxhimin e kufirit me një fokus në identifikimin e Luftëtarëve të huaj terrorist në rrugën e tyre nga zonat e luftës, si dhe identifikimin e mënyrave të mundshme për të krijuar programe adekuate, afatgjate, rehabilituese dhe ri-integruese, në veçanti për individët të cilët janë identifikuar dhe ndjekur penalisht si luftëtarë të huaj terrorist.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...