24 Nëntor 2016 - 10:47
“Në vitin 1990 në Bruksel me një plumb në kokë vritet aktivisti i drejtave të njeriut, Enver Hadri. Hadri ishte shumë i respektuar edhe në qarqet ndërkombëtare. Që atëherë dihej që vrasja është kryer nga shërbimet serbe/jugosllave. Por, këto ditë gjykata e Belgjikës më në fund shpalli fajtor dhe dënoi vrasësit. Kriminelë të nëntokës ishin angazhuar nga Sigurimi shtetëror serb për ta vrarë Hadrin”, ka thënë Ahmeti.
Edhe sot vrasja e Hadrit konsiderohet gabimi më i madh i DB-së sepse Hadri ishte edhe i njohur edhe i "mbrojtur" nga struktura shtetërore belge, ka shtuar më tej Ahmeti.
“Disa nga vrasësit e Hadrit janë vrarë menjëherë nga vetë porositësit e vrasjes së Hadrit e disa janë në ikje. Ndërsa porositësi i këtij krimi Veselin Vukotic i DB është në penzion në Beograd. Janë dashur 26 vite por drejtësia është vënë në vend. Më shumë se dënimi i dorasve, me rëndësi ka qenë zbardhja e rastit, e që shpresojmë do të zbardh edhe më shumë strukturat kriminale shtetërore të asaj kohe, e mbetjet e të cilit janë edhe sot prezente gjithandej”, ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...