Marshi “Drejtësi për Astritin” sot në Prishtinë

24 Nëntor 2016 - 08:29      

Sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet marshi i radhës, përmes të cilit po kërkohet drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Sipas organizatorëve të protestës, mbi 100 organizata, aktivistë, intelektualë e gazetarë, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në marshin e sotëm që do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Protestat “Drejtësi për Astritin”, janë duke u mbajtur në shumicën e komunave të Kosovës, përmes të cilave po kërkohet hetim i pavarur ndërkombëtar për vdekjen e 26 vjeçarit Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Ai, dhe 5 të tjerë nga Vetëvendosje po akuzohen nga prokuroria për sulm me zolë ndaj Kuvendit të Kosovës. Gjykimi për ta ende nuk ka nisur, ndërsa Astrit Dehari po vuante ditën e 68 të paraburgimit kur ndërroi jetë. Organet shtetërore kanë thënë se ai vdiq nga asfiksia e vetëshkaktuar, por familja përmes avokatit Tomë Gashi dhe lëvizja Vetëvendosje nuk po i besojnë këtij varianti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...