23 Nëntor 2016 - 23:50
Duke thënë se askush nuk e di zyrtarisht numrin e punëtorëve në RTK, Pantina ka përmendur disa prej, sipas saj, shkeljeve shqetësuese në televizionin shtetëror.
Ajo ka thënë se bashkëshortja e kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, merr pagë 1000 euro si lektore në një emision të RTK-së.
“Nuk e dimë sa është numri i të punësuarve në RTK. Sa janë me kontrata të rregullta e sa me kontrata mbi vepër. Bashkëshortja e kryetarit të Klinës merr pagë 1000 euro, por në RTK nuk e dinë se çfarë pune bëjnë. Kam kuptuar se punon në emisionin ‘Vikendi’, që s’është produkt i RTK-së, dhe që punon si lektore me pagë 1000 euro. Edhe Astrit Salihu merr pagë, por nuk është në listën e të punësuarve në RTK”, ka thënë Pantina në Interaktiv të KTV-së.
Ajo për keqpërdorimet në RTK fajëson menaxhmentin, bordin dhe Kuvendin e Kosovës, të cilin e konsideron fajtorin kryesor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...