"Arsimi dhe shëndetësia kanë pësuar ulje buxheti në Projektbuxhetin 2017"

23 Nëntor 2016 - 23:44      

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka thënë se Arsimi dhe Shëndetësia nuk kanë marrë trajtimin e duhur në planifikimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2017.

“Arsimi dhe Shëndetësia nuk ka rritje buxhetore, madje ka ulje në Ministrinë e Shëndetësisë”, ka thënë Pantina në “Interaktiv” të KTV-së, transmeton Koha.net.

Ajo më tej ka thëën se veteranët janë problem i krijuar nga Qeveria e Kosovës, sepse edhe komisioni për njohjen e statusit të veteranit, ka qenë komision qeveritar.

“Pagat e Veteranëve është çështje tjetër, përkundër që Qeveria kritikon Komisionin për Veteranë, që është komision qeveritar, dhe Qeveria nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, por ajo duhet të mbajë përgjegjësinë”, ka shtuar Pantina.
Sipas saj ka shumë qytetarë varen nga Buxheti i Kosovës, që të ardhurat kryesore i kanë nga ky buxhet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...