Pantina nuk kupton përse PDK ndërroi mendje për projektbuxhetin

23 Nëntor 2016 - 23:37      

Shqipe Pantina, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se nuk e kupton përse deputetja e PDK-së Safete Hadërgjonaj ndërroi mendje për projektbuxhetin e vitit 2017.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Pantina ka thënë se Hadërgjonaj kishte dhënë disa herë vërejtjet e saja në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe hedh dyshime përse ajo ndryshoi mendje, pavarësisht se vërejtjet e saja dhe të opozitës nuk shkuan në vend.

“Deputetët e PDK-së dhanë vërejtje dhe disa me vend, ndërsa në fund deputetja që kishte vërejtjet e saja Safete Hadërgjonaj votoi pro. Kishte shumë vërejtje jo vetëm nga deputetët e opozitës, por edhe të koalicionit. Ato të koalicionit më bënin të mendoja se projektbuxheti nuk e kishte pëlqimin e PDK-së”, ka thënë deputetja e VV-së.

Pantina po ashtu ka hedhur dyshime edhe me rritjen e borxhit publik. Duke thënë se qeveria ka rritur TVSH-në dhe kjo ka ndikuar në rritjen e buxhetit, Pantina ka shtuar se është shtuar edhe borxhi publik.

“Është rritur edhe borxhi publik. Kjo nuk është edhe keq nëse bëhen shpenzime të duhura, por problemi te ne është se ku po shkojnë ato. Sa prej tyre kanë garantuar kthim”, ka shtuar ajo.

Sot, anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa, me shumicë të votave, kanë miratuar në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...