Me 064, “alo” nga Kllokoti, Shtërpca... në Mitrovicë, gëzohet shumë Gjuriq

23 Nëntor 2016 - 23:31      

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Marrëveshja për Telekomunikacionin është në fuqi e çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me bisedime, transmeton Koha.net.

Ai, njofton “Blic” i Beogradit, ka thënë sot në Mitrovicë se marrëveshja për telekomunikacionin që e kanë arritur Beogradi e Prishtina në Bruksel është çështje teknike dhe se e gjithë marrëveshja është në fuqi dhe se ajo po zbatohet.

“I gëzohem shumë momentit kur nga numri 064 do t’iu thërras nga Shtërpca e Kllokoti e nga shumë vende të tjera kur deri më tash nuk kam mundur ta thërras askënd dhe ku mijëra njerëz tanë mund të shfrytëzojnë shërbimet e telefonisë sonë mobile e të cilët kanë qenë në njëfarë getoje telefonike. Tani bllokada është eliminuar”, ka thënë Marko Gjuriq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...