Droga përbën 2.6% të GDP-së së Shqipërisë

23 Nëntor 2016 - 22:59      

Bashkimi Europian vlerëson se industria e drogës në shqipëri përbën 2.6 për qind të prodhimit kombëtar. Shifra bëhet publike në progres raportin e fundit të Komisionit Europian.

Sipas këtij raporti, paratë e fituara nga industria e narkotikëve përbëjnë një peshë domethënëse të ekonomisë shqiptare, e cila nëse krahasohet me vendet e zhvilluara është deri në 300 herë më e madhe, transmeton tch.

Sipas Komisionit Europian, në ekonomitë perëndimore si Franca, Italia, Gjermania apo Mbretëria e bashkuar, pesha e industrisë së drogës në prodhimin kombëtar luhatet nga 0.07 për qind deri në 0.19 për qind.

Me vlerën prej 2.6 për qind e prodhimit kombëtar, industria e drogës në Shqipëri xhiron të njëjtën vlerë sa gjithë sektori i arsimit publik dhe privat ose ai i hotelerisë dhe restoranteve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...