Qeveria ka hequr dorë nga Ligji antimafia

24 Nëntor 2016 - 07:00      

Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga nxjerrja e Ligjit antimafia, i cili, veç tjerash, parashihte edhe konfiskimin e pasurisë së fituar jashtëligjshëm, pa vendim gjykate, shkruan sot “Koha Ditore”.

Afro dy vjet ka punuar grupi punues për hartimin e koncept-dokumentit të këtij ligji, të cilin më pas ia kishte dërguar Qeverisë për miratim, transmeton Koha.net.

Por, tash së fundi, Ministria e Drejtësisë ka formuar një tjetër grup punues për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, cili ka ardhur në përfundim se Kosovës nuk i duhet Ligji antimafia, i natyrës së veçantë. Madje, sipas kësaj ministrie, Kosova nuk ka nevojë për “ligje të bukura në letër”.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...