Grevë në burgun e Prizrenit, të burgosurit kërkojnë kthimin e të suspenduarve

23 Nëntor 2016 - 21:37      

Në burgun e Prizrenit ka filluar sot një grevë urie. Kështu ka njoftuar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive, që e ka vizatuar këtë institucion për ta kuptuar edhe arsyen e kësaj greve.

Sipas po të njëjtit raport bëhet e ditur se greva është duke u bërë në përkrahje të drejtorit të suspenduar.

“Greva ka nisur me dt. 23.11.2016 duke refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës. Po ashtu, të përfshirët në grevë nuk kanë dalë në shëtitje e zakonshme gjatë ditës së mërkurë. Ndërsa, të trajtuarit me terapi, e kanë refuzuar atë. Arsyet e grevës janë pakënaqësia lidhur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficerëve korrektues”, thuhet në raportin e KMLDNJ-së.

Ky është njoftimi i plotë i KMLDNJ, pa ndërhyrje:

KMDLNJ, ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Qëllimi i vizitës ishte njoftimi lidhur me rastin e hyrjes në grevë të disa të burgosurve në këtë institucion. Pas kontaktit me mbikqyrësin e ndërrimit (M.B.) dhe njohtimin lidhur me vizitën përkatësishtë arsyen e saj, përfaqësuesi i KMDLNJ-së vizitoi njërin nga grevistët, pasiqë ishte kohë e limituar dhe vizita në këtë institucion duhej përfunduar para orës 19.00.

Greva ka nisur me dt. 23.11.2016 duke refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës. Poashtu, të përfshirët në grevë nuk kan dalur në shetitë e zakonshme gjatë ditës së mërkurë. Ndërsa, të trajtuarit me terapi, e kan refuzuar ate. Arsyet e grevës janë pakanqësia lidhur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficierëve korrektues.

Nuk ka shifër të saktë të grevsitëve pos asaj që në krahun C, janë 21 vetë që kan hyrë në grevë. Ndërsa, burime tjera të pakonfirmaura pohojnë se numri mund të rritet, pasiqë grevë si janë bashkuar edhe të burgosur të tjerë nga krahët ‘A’ dhe ‘B’.

Sipas të paraburgosurit S.B. që është në krahun C, janë 21 vetë që kanë hyrë në grevë urie.’Qëllimi i hyrjes në grevë është shprehja e pakënaqësisë për padrejtësit totale ndaj menagjmentit të Qendrës së Paraburgimit, shkaku i marrjes së masave ndaj u.d. drejtorit dhe tre oficierëve të tjerë për rastin e Astrit Deharit, nga Ministria e Drejtësisë. Jemi në përkrahje të të suspenduarve nga MD-ja dhe nuk do ta ndërprejmë grevën’, ka thënë S.B. duke folur në emër të grevistëve. Të marten MD-ja ka marrë masa suspendimi për u.d. e drejtorit dhe tre oficierët korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, për rastin Dehari. QR KMDLNJ në Prizren Koordinatori, Bashkim Kajdomçaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...