
23 Nëntor 2016 - 21:14
Sipas Vuçiq, njofton Veçernje Novosti, ai e ka bërë këtë kërkesë pasi që më herët me KFOR-in ishte arritur marrëveshja që praktikisht të hiqet Zona e sigurisë tokësore ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Kryeministri serb ka sqaruar se për këtë temë do të bisedojnë ekspertët e Serbisë e të NATO –s, ndërsa rreth saj ai ka paraparë zgjidhje të favorshme.
Serbia ka lutur ambasadorët e NATO-s në Këshillin e Aleancës që KFOR të mbetet në Kosovë pasi ai është mbrojtje për popullin serb.
“Po të mos kishte qenë NATO e KFOR, vështirë se do të ishte arritur Marrëveshja e Brukselit dhe as siguria e trashëgimisë serbe në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.
Ai e ka ftuar NATO-n që t’i ndihmojë Serbisë në largimin e minave, sidomos përreth Kopaonikut, pasi në atë zonë janë vrarë ushtarë të Serbisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...