Foto: Ilustrim

Jevtiq, Mariq dhe Gjuriq kremtuan 72 vjetorin “e çlirimit” të Mitrovicës

23 Nëntor 2016 - 20:44      

Me një akademi solemne. sot në Mitrovicë, është kremtuar ajo që medie serbe e kanë quajtur” Ditë e Komunës”, 72 vjetorin e “çlirimit” të Mitrovicës në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Koha.net.

Në këtë ceremoni, siç njofton tanjug, pos të ashtuquajturit drejtor i të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, kanë qenë dhe ministrat në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq e Lubomir Mariq, prefektë të komunave serbe, përfaqësues pushtetit lokal nga veriu dhe përfaqësues të Kishës ortodokse serbe.

“ Kryetari” i Mitrovicës, i emëruar nga pushteti i Beogradit, Aleksandar Spiriq ka thënë se Mitrovica, ashtu si dhe Serbia e Qeveria e saj, synojnë lirinë.

Gjuriq, me këtë rast, ka theksuar se “përgjigja jonë, për të gjithë që ëndërrojnë që në të ardhmen të mos ketë serbë në Kosovë, është se serbët do të jenë gjithmonë ata që kanë qenë gjatë historisë dhe ashtu si na kanë lënë paraardhësit tanë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...