KEDS vazhdon jashtëligjshëm shpërndarjen e faturave [video]

23 Nëntor 2016 - 19:22      

Në vitin 2013, KEDS u dënua me pesë mijë euro për arsye se shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike e bëri jashtëligjshëm, raporton KTV.

Kjo nuk i mjaftoi KEDS-it, pasi edhe më tutje vazhdoi të shpërndajë faturat në mënyrën e vjetër, pa i futur në zarf, gjë që bie ndesh me ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Konsumatorët e KEDS-it ankohen se kushdo që dëshiron mund t’i shohë shpenzimet e energjisë të secilit konsumator, pasi punëtorët e KEDS-it vetëm i hedhin pranë dyerve.

Thonë se një gjë e tillë është e padrejtë, derisa akuzojnë këtë të fundit se përveç shtrenjtimit të rrymës dhe vjedhjes së konsumatorit nuk di të bëjë diçka tjetër. Duke qenë se KEDS nuk është kujdesur për mbrojtjen e të dhënave duke e shkelur ligjin, Agjencia për Mbrojtjen e të dhënave ka bërë padi në adresë të tij. Zyrtarë të KEDS-it thonë se janë duke e shikuar çdo mundësi për të ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së faturave.


KEDS vazhdon jashtëligjshëm shpërndarjen e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...