Cilat ishin mospajtimet PDK- LDK rreth buxhetit [video]

23 Nëntor 2016 - 19:12      

Pas disa javësh shtyrje, koalicioni qeverisës arriti të ulet së bashku në komisionin për buxhet, ku u diskutua projekt-buxheti i vitit të ardhshëm, raporton KTV.

Pavarësisht fshehjes së vazhdueshme të konfliktit mes LDK-së e PDK-së për buxhetin, në këtë mbledhje u pa qartë se PDK-ja nuk do të pajtohet në asnjë mënyrë me përmbajtjen aktuale të tij.
Safete Hadërgjonajt iu desh mbi gjysmë ore për t’ia numëruar një nga një shkeljet që, sipas saj, i ka bërë ministri Avdulla Hoti me këtë buxhet.

Opozita vlerësoi se ky buxhet është tërësisht elektoral dhe që nuk përmbush asnjë pritje për zhvillim ekonomik.
Mirëpo, kundër tyre u shpreh ministri Hoti, madje duke ua bërë të qartë se buxheti nuk mund të ndryshohet, pasi për përmbajtjen e tij janë pajtuar me FMN-në. Përkundër vërejtjeve, deputetja Hadërgjonaj votoi pro buxhetit, duke iu bashkuar LDK-së, por kështu nuk bëri edhe Buja, i cili bashkë me opozitën votuan kundër.


Cilat ishin mospajtimet PDK- LDK rreth buxhetit by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...