Kryeministri flet për kundërkorrupsion, zyra e tij ka keqmenaxhuar dy milionë euro [video]

23 Nëntor 2016 - 19:10      

Kryeministri Isa Mustafa, në takimin e mbajtur të Këshillit Kombëtar kundër korrupsionit, ka folur për mbylljen e mundësisë së korrupsionit, abuzimin e parasë publike e keqmenaxhimin e saj, raporton KTV.

Pikërisht keqmenaxhimi i buxhetit prej 2 milionë eurosh nga zyra e kryeministrit është evidentuar nga Auditori, për të cilën kanë diskutuar Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave.

Për këto çështje sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Fitim Krasniqi, ka thënë se Zyra e Kryeministrit ka një strukturë shumë komplekse dhe e kanë të pamundur menaxhimin 100% të buxhetit të Zyrës. Komisioni kishte paraparë që në takimin e sotëm të shqyrtojë edhe Raportin e Auditorit për Ministrisë së Jashtme por, në mungesë të ministrit Hoxhaj është shtyrë për një ditë tjetër.


Kryeministri flet për kundërkorrupsion, zyra e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...