Podgorica ende pa asnjë hap për demarkacionin [video]

23 Nëntor 2016 - 19:06      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk është çështje e vdekur, pavarësisht se tashmë kanë kaluar dy muaj e gjysmë që marrëveshja nuk është kthyer në Kuvend pas tërheqjes nga vetë kryeministri më 1 shtator, raporton KTV.

Shefi i ekzekutivit ende beson se deputetët do të binden që ta votojnë marrëveshjen për demarkacion. Ai thotë se nuk nevojiten vetëm numrat, por përgjegjësia e deputetëve.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po mundohet në çdo formë ta bindë BE-në se kushti për demarkacionin i vënë Kosovës është i padrejtë. Ai i ka kërkuar Malit të Zi, që t’ia drejtojë një deklaratë BE-së me të cilën do t’i kërkohet që Kosovës t’i hiqet ky kusht.

Por, as pas dy javësh nuk ka asnjë njoftim se Podgorica ka ndërmarrë një hap të tillë. Për opozitën ky veprim i kryeparlamentarit është vetëm humbje kohe dhe nuk po presin shumë nga kjo. Ndërkohë, Albert Krasniqi nga KDI thotë se me këtë veprim vetëm do ta vëmë në pozitë të keqe shtetin fqinj.


Podgorica ende pa asnjë hap për demarkacionin by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...