Kosova dhe SHBA me Marrëveshje në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

23 Nëntor 2016 - 17:19      

Të mërkurën u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Ndërmjet Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie dhe koordinatori për zhvillim dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell.

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, ofron kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet ZKM-së, Ambasadës së SHBA-së dhe UNDP-së për zbatimin e një projekti për të kryer një vlerësim bazik të luftëtarëve të huaj që vijnë ose që janë të lidhur me Kosovën.

Qëllimi i projektit është që të prodhojë një vlerësim gjithëpërfshirës që mund të përdoret për hartim të politikave të bazuara në dëshmi për parandalimin e radikalizimit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për të informuar aktivitetet për deradikalizëm dhe riintegrim, si dhe për të siguruar një drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...