“Gjermania, partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës”

23 Nëntor 2016 - 16:37      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti drejtorin për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën.
Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, proceset eurointegruese dhe fuqizimin e tërësishëm të shtetit.

Mustafa e ka falënderuar për përkrahjen e madhe të Gjermanisë për Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit në shumë drejtime.

“Gjermania është partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës duke qenë mbështetëse e zhvillimit ekonomik, proceseve europianizuese dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës”, tha Mustafa.

Drejtori për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, pasi ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, ka shprehur mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë, në shumë fusha.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjet tjera të rëndësishme për Kosovën, për dialogun evropian, për proceset politike brenda Kosovës si dhe për perspektivën eurointegruese.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...