Akademia ushtarake daneze “East Bridge Academy” e gatshme të ndihmojë FSK-në

23 Nëntor 2016 - 16:17      

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së priti në takim delegacionin nga Akademia daneze e mbrojtjes “ East Bridge Academy” të kryesuar nga John Skovbo, drejtor i Akademisë dhe Steffen Skov, shef i Operacioneve

U bisedua për mundësitë e trajnimeve për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë procesit të transformimit të FSK-së

John Skovbo , prezantoi misionin e Akademisë, si dhe mundësitë për të bashkëpunuar në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në nivel operacional dhe strategjik, që do të mbaheshin në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu theksoi që Akademia, si e tillë, është e pavarur dhe ka qëllim ofrimin e përvoja ve më të mira ne qëllim të avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas standardeve të NATO-s.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit u shpreh gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e tyre në programet dhe marrëveshjet që do të mund të arriheshin në mes të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe East Bridge Academy ,me qëllim të avancimit në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e FSK-së.

Në përfundim të takimit, kryetari i komisionit, Haradinaj, falënderoi John Skovbo për mundësinë e ofruar për të mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kontributin e shtetit të Danimarkës për mbështetjen e Republikës së Kosovës në procesin e shtetndërtimit

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...