“Kosova është e përkushtuar t’i kryejë obligimet që ajo ka para vetes”

23 Nëntor 2016 - 14:22      

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti në takim drejtorin për Ballkanin Lindor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, ku biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, aspiratat integruese të Kosovës dhe çështjet që duhet të adresohen gjatë kësaj periudhe.

Veseli falënderoi Gjermaninë për ndihmën saj të pakursyer ndaj Kosovës në shumë drejtime, duke e konsideruar atë si “njërin ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë”, mbështetje kjo e cila është e nevojshme edhe në të ardhmen.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Kosova është duke kaluar nëpër një fazë mjaft sfiduese, me çështje që duhet të adresohen sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

“Kosova është e përkushtuar t’i kryejë obligimet që ajo ka para vetes”, ka thënë Veseli.

Tutje, Veseli dhe Hellbach kanë biseduar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...