Foto: Ilustrim

Qasja në dokumente publike, sfidë për mediat në Kosovë

23 Nëntor 2016 - 13:32      

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), organizoi një tryezë të rrumbullakët për implementimin e legjislacionit të aplikueshëm për media në Kosovë.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte shqyrtimi i gjendjes aktuale të implementimit të legjislacionit të aplikueshëm më media, ndikimin e tij në media, gazetarë dhe në shoqëri.

Dane Koruga, shef i Seksionit për Media OSBE, tha se problematike është qasja në dokumente publike.

Po ashtu, ai theksoi se RTK ka nevojë për një financim tjetër në mënyrë që të mbrohet privatësia e tij dhe të mos financohet nga Qeveria.

Ndërsa, Xhevahire Izmaku, kryesuesja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, tha se një nga problemet është ligji për qasje në dokumente publike. Po ashtu ajo tha se Komisioni ka arritur Kompromis për financim të RTK, ku nga 1 janari i vitit 2018 do të ketë alternativë tjetër të financimit dhe nuk do të jetë më në financim direkt nga Qeveria, raporton KP.

Izmaku po ashtu theksoi edhe problemin e mediave online ku tha se nuk janë të rregulluara, nuk kanë një adresë, nuk dihet se ku veprojnë. Ndërsa, Shqipe Pantina anëtare e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, tha se nuk preferon që çdo gjë të rregullohet me ligje, por është ithtare që mediat të bëjnë vetërregullim.

Kurse, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj tha se sfidë mbetet respektimi i ligjit për qasje në dokumente zyrtare dhe se gazetarët ende kanë telashe që të kenë qasje në këto dokumente. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...