Manojllovski thotë se shqipen e mësoi nga prindërit, si gjuhë të tij

23 Nëntor 2016 - 13:30      

Një nga kandidatët e njësisë së 6-të zgjedhore nga radhët e BDI-së është dhe Branko Manojlovski, shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme e Gostivarit.

“Gjuha ime është shqipja, e kam mësuar prej nënës e prej babës”, thotë në promovimin e videos së tij kandidati për deputet Manojlovski, transmeton INA.

Branko Manojlovski u lind më 19 gusht të vitit 1941 në fshatin Kiçinicë të Rekës së epërme. Ai është deklarua publikisht përmes medias dhe rrjeteve sociale se është shqiptarë ortodoks dhe jo maqedonas.

Prindërit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl. Shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Belqicë, kurse atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë kurse studimet në Zagreb në vitin 1967. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Tanimë në pension, pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...