23 Nëntor 2016 - 12:42
Thaçi ka falënderuar Hellbachun për mbështetjen gjermane, jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe përmes mbështetjes financiare në sektorë të ndryshëm.
Ai ka thënë se Gjermania mbetet një partner shumë i rëndeshim i Kosovës drejt rrugës euroatlantike. Presidenti e ka informuar atë për ndryshimet që kanë filluar të bëhen në amendamentin e Kodit Penal që të konsolidojmë edhe më tutje sundimin e ligjit në Kosovë.
Nga ana tjetër, Christian Hellbach, ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.
Në këtë takim, sipas një komunikate për media të Presidencës, thuhet të jetë folur edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, por edhe dialogun e brendshëm ndërmjet institucioneve dhe komunitetit serb.
Presidenti Thaçi, po ashtu ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë muajt e fundit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në parandalimin e pjesëmarrjes së të rinjve në zonat e luftës, si dhe në parandalimin e një sulmi terrorist.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...