D4D lansojnë propozimet dhe masat për reformën mbi Arsimin e Lartë

23 Nëntor 2016 - 12:32      

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me “Swiss Cooperation Office in Kosovo” dhe “Enhancing Youth Empoyment”, lansuan punimin me propozime dhe masat që duhet marr mbi reformën në Arsimin e Lartë.

Shpend Emini, drejtor ekzekutiv nga Instituti D4D, tregoi se ky hulumtim ka identifikuar nevojat e sistemit të arsimit të lartë dhe janë sugjeruar rregullimet e mundshme në tri nivele: (a) përmirësime në legjislacionin primar (ligji për arsimin e lartë), (b) përmirësime në legjislacionit sekondar (statutet e universiteteve, rregulloret e ministrisë), ose (c) përmirësime në nivelin e politikave (mekanizmat e financimit).

Arsim Bajrami, ministër për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, theksoi rëndësinë që ka ky punim mbi rekomandimet që do t’i jap në Projektligjin mbi Arsimin e Lartë. Bajrami e konsideroi shumë të rëndësishëm rekomandimin mbi fillimin e financimit të Hulumtimeve Akademike të cilat do të bëheshin për nevojat e tregut.

Janë gjithsejtë njëmbëdhjetë rekomandime të këtij punimi që fillojnë me: 1. Plotësimi i konkurrencës me më shumë hapësirë për politikëbërje; 2. Modele dinamike financimi të bazuara në performancë, 3.Përcjellja e performancës, 4. Tarifat dhe financimet të lidhen me cilësinë e studentëve dhe mundësitë e tyre për të paguar; 5. Shtim i llogaridhënies nëpër sistemin e arsimit të lartë; 6. Konkurrencë mes universiteteve plotësisht autonome; 7. Futja e hulumtimit si kategori për financim në universitet; 8. Të lidhen fondet për hulumtime me nevojat e tregut; 9. Të prezentohen stimuj për funksionimin e bordeve industriale; 10. Të lidhet paga me performancë dhe 11. Kontrolli me Balancim.

Në këtë konferencë në panelin e diskutimit u diskutua për “Sfidat dhe Mundësitë” që kjo reformë do të ketë me fillimin e aplikimin e saj, me komente nga organizatat që merren me arsim si dhe shembuj konkret nga profesorët ne universitet.

Po ashtu morën pjesë dhe dhanë rekomandimet e tyre deputetët Nait Hasani dhe Smajl Kurteshi nga Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Kosovës, që mirëpresin këto rekomandime gjatë diskutimit dhe miratimit të këtij Ligji në Kuvend. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...