Gentiana Sula propozohet në krye të Autoritetit për Hapjen e Dosjeve në Shqipëri

23 Nëntor 2016 - 12:32      

Komisioni i Ligjeve ka propozuar kandidaturën e Gentiana Sulës në postin e kryetares së Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Kandidatura e saj pritet të votohet në Parlament në seancën e ardhshme.

Seanca në Komisionin e ligjeve është zhvilluar vetëm me praninë e anëtarëve të mazhorancës, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk merrnin pjesë në mbledhje. Gentiana Sula u votua gjatë seancës së javës së shkuar në kuvendin e Shqipërisë si anëtare e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

Gjatë kësaj seance, mazhoranca votoi për anëtarët e këtij autoriteti, ndërsa rrëzoi kandidatin e propozuar nga Partia Demokratike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...