23 Nëntor 2016 - 12:06
Raporti për vitin 2016 bën me dije se pasuria totale e shqiptarëve llogaritet në 21 miliardë dollarë, çka do të thotë një mesatare prej 9 mijë e 204 dollarë për të rritur, transmeton oranews.
Me këtë mesatare, Shqipëria klasifikohet si vend i varfër. Raporti shpjegon edhe se si është shpërndarë kjo pasuri.
Në rastin e Shqipërisë, më shumë se 73.3% e popullsisë zotërojnë nën 10 mijë dollarë, ndërsa 26 për qind e popullsisë zotërojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë.
Vetëm 0.7 për qind zotërojnë më shumë se 100 mijë dollarë, ku përfshihet pjesa më e pasur e popullsisë.
Megjithatë, shqiptarët janë populli i dytë në Ballkan pas serbëve. Në Serbi, mesatarisht popullsia zotëron 7,541 mijë dollarë.
Raporti i kësaj banke është treguesi kryesor i zotërimit të pasurisë për 130 shtete të botës. Sipas raportit, nga viti 2000, që është viti bazë, pasuria është rritur me një normë mesatare vjetore prej 3.4% në botë. Shumica e rritjes ka ndodhur para krizës financiare botërore.
Humbjet më të mëdha financiare këtë vit kanë ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të votimit për lënien e Bashkimit Evropian.
Përqindja e popullsisë

Paratë që zotërojnë

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...