Foto: Koha / ilustrim

Zbriten dënimet për automjetet e paregjistruara

23 Nëntor 2016 - 10:48      

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për media, ka njoftuar qytetarët e Kosovës se nga data 16 nëntor 2016, ka zbritur taksat administrative (dënimet) për automjetet të cilave ju ka kaluar afati prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të tyre.

Ndryshimet e taksave administrative për rastet e vazhdimit të regjistrimit dhe çregjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike janë si në vijim:

Taksat për vazhdim të regjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike që kanë kaluar afatin prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit dhe nuk janë çregjistruar, si dhe taksat për çregjistrim të automjeteve pas skadimit të afatit prej 30 ditësh janë:

a). Për automjetet nën 3.5t për çdo 30 ditë ----------------------- nga 25€ zbret në 10 €;
b). Për automjetet 3.5t dhe mbi 3.5t për çdo 30 ditë ----------- nga 50 € zbret në 20 €;
c). Për motoçikleta për çdo 30 ditë, është përcaktuar taksa prej 5 €. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...