Shqipëria ndalon importin e shpendëve nga këto vende

23 Nëntor 2016 - 09:41      

Ministria e Bujqësisë bën me dije se rikthehet sërish gripi i shpendëve në Europë, ndërsa Shqipëria ka ndaluar importin nga vendet e prekura.

Ministria njofton se pas vitit 2006 rikthehet në Europë virusi H5N8.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegtimin të shpendëve të egra drejt lagunave. Për këtë arsye ky institucion ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura.

Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve, të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur.

Në tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...