23 Nëntor 2016 - 00:00
Edhe pse e ka quajtur si punë të vështirë ndërrimin e Kushtetutës së Kosovës për t’i hapur rrugë përfaqësimit të diasporës në Kuvend, Murati ka thënë se duhet të shfrytëzohet momenti që të trajtohet seriozisht mundësia e përfaqësimit të diasporës me deputetët e saj.
“Nuk është e lehtë të ndërrohet kushtetuta, për shkaqe të ndryshme, por nëse preket kjo formulë, ajo që pak a shumë e ka prezantuar Thaçi gjatë Samitit. Unë mendoj se duhet të shfrytëzohet ky moment, nëse ka pajtueshmëri. Të trajtohet seriozisht mundësia e përfaqësimit të diasporës në Kuvend”, ka thënë Murati.
Ministri Murati ka thënë se përfaqësimi i diasporës me pesë ose më shumë deputetë, do të zgjidhte çështjen e votimit në diasporë. Sipas tij, diaspora nuk do të duhej të votonte për partitë politike, por për përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës.
“Numri pesë përmendet sa e sa herë, por kjo duhet të futet në filtrat tjerë. Kemi një diasporë të madhe dhe do të kishte zgjedhur çështjen e votimit në diasporë. Do të kishte zgjedhur çështjen e depolitizimit të diasporës. Ata do të duhej të garonin si individë për ta përfaqësuar komunitetin atje dhe të mos votonin për parti”, ka shtuar ai.
Murati ka thënë se nga Samiti i Diasporës është nxjerr ideja e krijimit të Këshillit Kombëtar të Diasporës, që do të jetë mekanizëm i përhershëm për të gjithë shqiptarët.
“Ajo që është thënë që mund ta marr një rrugë është krijimi i Këshillit Kombëtar të Diasporës. Unë mendoj që nëse ky këshill krijohet, do të jetë një organ konsultativ për gjithë shqiptarët kudo që janë. Mund të jetë një mekanizëm i përhershëm. Është lehtë për ta thënë, por nuk do të jetë e lehtë për ta bërë. Është e rëndësishme që ka filluar një debat për këtë gjë”, ka thënë veç të tjerash ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...