Veseli i dha përkrahje kompanisë së dyshuar për përvetësim aksionesh

23 Nëntor 2016 - 07:12      

Nëntoka e Kosovës është duke u gërryer nga kompania “Fox Marble”, e cila që prej themelimit ndiqet nga hija e dyshimeve për falsifikim aksionesh. Për ta zgjeruar aktivitetin gërryes, tash ajo ka marrë shtytje nga kryeparlamentari Kadri Veseli, shkruan sot Koha Ditore.

Në fillim të tetorit, në emër të Kuvendit të Kosovës, Veseli ka vënë firmën mbi një memorandum mirëkuptimi, të lidhur me kompaninë “Stone Alliance”, e cila ka deklaruar se do të investojë në Kosovë rreth 100 milionë euro dhe se do të operojë në 40 gurore e në tri fabrika mermeri. Veseli nuk ka firmosur me ndonjë kompani tjetër memorandum të kësaj natyre. Madje, ishte kritikuar për të, shkaku që nuk është në natyrën e punës së kryeparlamentarëve të bëhen palë në marrëveshje të tilla për investime.

“Stone Alliance” është ndërmarrje e re, e regjistruar në Shtetet e Bashkuara. Pronare e 59 për qind të aksioneve të saj është “Fox Marble”. Njerëzit kryesorë të kësaj të fundit, mbajnë pozita dhe aksione edhe në ndërmarrjen e re, me të cilën ka firmosur Veseli. Janë Chrisopher Gilbert dhe Etrur Rrustemi, të cilët në dokumente të ndryshme nuk paraqiten me identitet të njëjtë. Emri i të parit në disa raste haset edhe si “Chris”, e mbiemri i të dytit si “Albani”.

Gilbert është një biznesmen në zë. Ai ka ngritur dhe shitur shumë kompani nëpër botë në sektorë të ndryshëm, e veçmas në sektorin e muzikës.

Etrur Rrustemi kishte drejtuar për një kohë PTK-në, ndërsa vëllai i tij, Naim Rrustemi, ka qenë për një mandat deputet nga radhët e PDK-së, parti të cilën e drejton kryeparlamentari Veseli.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...