FOL: Ministri Hoti jashtëligjshëm ushtroi ndikim në agjencitë e pavarura

23 Nëntor 2016 - 06:54      

Lëvizja FOL ka akuzuar ministrin e Financave, Avdullah Hoti, se në mënyrë të jashtëligjshme ka ushtruar ndikim në agjenci të pavarura për tre tenderë në vlerë prej 12 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Në raportin e publikuar të martën “(Pa)Cenueshmëria e sistemit të prokurimit në Kosovë”, thuhet se Hoti ka bërë shkelje ligjore gjatë kohës sa ka refuzuar nënshkrimin e tri kontratave me vlerë prej 12 milionë eurosh, për më shumë se gjashtë muaj.

“Ministri Hoti nuk ka marrë për bazë qëllimshëm opinionin nga KRPP lidhur me interpretimin e ligjit të ri për prokurim publik dhe obligimin për nënshkrim të kontratave me vlerë të madhe nga ana e tij”, ka thënë Jeton Zulfaj, menaxher i programeve në lëvizjen FOL.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...