22 Nëntor 2016 - 22:44
Ai ka theksuar se politika e Washingtonit ndaj Serbisë nuk do të ndryshojë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
"Kur bëhet fjalë për Serbinë, qëllimet kryesore mbeten stabiliteti, rritja ekonomike, përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët. E di se shumë njerëz në Serbi shpresojnë se Trump do ta ndryshojë politikën ndaj pavarësisë së Kosovës. Nuk do të them se kjo është pamundur, por nuk ka indikacione në fushatën e Trumpit se diçka e tillë do të mund të ndodhë”, citon rts të ketë thënë Scott duke përkujtuar se SHBA Serbinë në 15 vjetët e fundit e kanë ndihmuar me më shumë se 350 milionë dollarë.
Ai ka thënës se nuk pret që SHBA do ta ndryshojë shumë politikën në rajon.
"Nuk ka arsye të besojmë e Donald Trump do të sjellë ndryshime të mëdha në raport me Ballkanin”, ka thënë ai.
Sipas rts, Serbia është partneri i 17-ti me rëndësi në botë i SHBA-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...