22 Nëntor 2016 - 21:24
Sipas tij ky debat nuk është asgjë tjetër veçse nevojë për sa më shumë klikime.
“Është ndezë artificialisht dhe mendoj se është pjese e një nevojë për sa më shumë klikime. Krejt ky debat shërben për të zhvendosur vëmendjen prej problemeve reale. Është fakt që kemi një përfaqësuese të shtetit të Kosovës dhe është fakt që kemi një përfaqësuese të shtetit të Shqipërisë. Derisa s’ka ekzistuar përfaqësuesja e Kosovës me një lehtësi mediatike e kemi quajtur përfaqësuesen e Shqipërisë si kombëtare për vetë faktin se ka pas një numër të konsiderueshëm lojtarësh nga Kosova.
Surroi theksoi se nuk ka kombëtare, janë dy përfaqësuese të dy shteteve me shumice shqiptare.
“Duhet të mësohemi që ekzistojnë dy përfaqësuese të dy shteteve me shumicë shqiptare dhe asnjëra nuk mund të monopolizojë fjalën kombëtare. Nuk ekziston kombëtare shqiptare, ekziston përfaqësuese e Shqipërisë, përfaqësuese e Kosovës”, përfundoi ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...