Surroi thotë se në një shtet të kapur liberalizimi është i vështirë

22 Nëntor 2016 - 21:22      

Në një shtet të kapur procesi i liberalizimit do të jetë gjithmonë e më i vështirë. Kështu u shpreh shkrimtari e publicisti, Veton Surroi në një intervistë për Rubikon të KTV-së.

Surroi përmendi premtimin e atëherë kandidatit për kryeministër, Hashim Thaci se qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë për 15 muaj.

Nga ajo kohë Surroi tha se kanë kaluar rreth 6 vite.

“Liberalizimi do të lidhet me gjithçka, ne jemi një shtet i kapur dhe jofunksional, liberalizimi do të jetë gjithmonë e më i vështirë për këtë vend. Mund të ndodh krejtësisht e kundërta, mund të ndodh që zhvillime të cilat e ndërpresin, krijojnë në diskontinuitet me këtë formë qeverisje, do të krijojnë një kontinuitet më të mirë për liberalizim por momentin kur atëherë kandidati për kryeministër Thaçi premtonte se për 15 muaj do të liberalizohen vjet e prej atëherë kanë kaluar 6 vjet ose më shumë

“Përderisa njerëz si ai premtojnë liberalizim, atëherë liberalizim nuk do të ketë”.

Ndryshe Surroi foli edhe për reformën zgjedhore. Sipas tij pa konsensus nuk mund të ketë reformë.

“Nuk mund të bëhet reformë pa konsensus. Këto janë çështje që kërkojnë të ulen të gjithë pjesëmarrësit dhe të definojnë se çka realisht duan. Nuk mund të bëhen kësi veprime kozmetike dhe përderisa mos të krijohen një masë kritike e konsensusit asnjëra prej reformave nuk mund të jetë e mundur”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...