22 Nëntor 2016 - 20:59
"E para është se kodi telefonik është gjeografik. Kosova nuk është në ITU dhe rrjedhimisht nuk e ka me automatik kodin e vetë ndërkombëtarë, duke mos qenë në ITU ka hyrë në negociata të ndërmjetësuara nga Brukseli”, ka thënë Surroi.
Surroi theksoi se në marrëveshje thuhet që Kosova e Serbia janë pajtuar në Bruksel që kodi t’i jepet Kosovës.
RUBIKON VETON SURROI 22 11 DEK 4 by kohanet
Tutje Surroi tha se rreziku i parë i Kosovës është sovraniteti.
“Rreziku parë është sovraniteti. Nëse një aset siç është kodi na jepet prej Serbisë kjo krijon precedencë, precedencës juridike për cështejt jera. Hapësira ajrore poashtu mudn të jetë një aset tjetër e cila tash i jepet në shfrytëzim Kosovës dhe kjo është një shkelje e rëndë e kushtetues dhe sovranitetit”, ka thënë ai.
Ndërsa, për pjesën e dytë të marrëveshjes, gjegjësisht shtrirjen e telekomit serb në territorin e Kosovës, Surroi tha se pala serbe do t’i zgjas antenat për aq sa konsideron se i nevojitet depërtim në territorin e Kosovës.
Ai theksoi se rreziku qëndron te përgjimi.
“Nëse një qytetar i Kosovës i cili është i rrezikshëm për sigurinë shtetërore vendore, shembull një terrorist e shfrytëzon telefoninë mobile të telekomit serb, prokuroria e Kosovës do ta përgjoj, nuk mund ta bëj këtë punë përkundër faktit se ekziston procedurë ligjore për ta bërë, teknikisht për ta bërë këtë duhet vendosur përgjuesin në centralë e cila është në Beograd, do të thotë ekziston një shkarje juridiksioni”, ka thënë ai.
“Nëse një qytetar i rëndomtë i Kosovës i cili paraqet problem për Serbinë, autoritetet serbe nuk e kanë asnjë problem për ta përgjuar”, shtoi tutje Surroi.
Surroi ka thënë se është fakt i padiskutueshëm administrohet nga ARKEP-i.
Problem sipas tij do të jetë në të ardhmen eliminimi i Serbisë.
“Pronësia është problem sepse në të ardhmen për ta eliminuar Serbinë nga ITU duhet të bëhet anëtarësim në ITU me pëlqimin e Serbisë”, përfundoi ai.
Problemi më i madh i Serbisë me BE-në është kapitulli 31, kapitullin i cili ka të bëj me dakordimin e politikave të jashtme të Serbisë me bashkimi evropiane. Në fillim të negociatave kishte një realizueshmëri deri në 60% të politikës së jashtme e tash ka nën 40, e mund të jetë duke rënë edhe më shumë”, ka thënë Surroi.
“Serbia në asnjë mënyrë nuk e akordon politikën e vetë me politikën e jashtme, jo vetëm ndaj Rusisë por edhe ndaj hapësirës ruse”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...