Çfarë thotë Surroi për dialogun me Serbinë? [video]

22 Nëntor 2016 - 20:52      

Pala serbe në raport me atë kosovare në dialogun e Brukselit sipas publicistit Veton Surroi nuk ka lëvizur dhe është në po të njëjtën pozitë siç ka qenë në fillim.

“Ka filluar mbrapsht dhe po vazhdon mbrapsht. Fakti është se ne kemi pesë vjet që jemi formalisht në dialog dhe krejt cka kemi prodhuar mund të shihet, është evidente, a kemi normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Serbia është në po të njëjtat pozitë karshi Kosovës sic ka qenë edhe më herët dhe në këtë vazhdim të dialogut do të jetë në po të njëjtat pozita nëse mund ta bëj këtë punë”, ka thënë Surroi.

Ai theksoi se gjashtë pikëshi i Ban Ki-Moon të cilin e ka kritikuar që në vitin 2008, ka bërë që të pyetej Serbia për rregullimin e çështjeve brenda Kosovës,

“Parimi të cilin e kam kritikuar që nga viti 2008, të cilin e ka pranuar kryetari i atëhershëm Sejdiu, kryeministri i atëhershëm Thaçi dhe ministri i atëhershëm i jashtëm Hyseni kanë qenë gjashtë pikat e Ban Ki-Moon-it me të cilat është krijuar themeli i bashkëqeverisjes me Serbinë, do të thotë Serbia do të pyetej për rregullimin e çështjeve brenda Kosovës”.


RUBIKON VETON SURROI 22 11 DEK 3 by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...