Autostradat morën paratë e një gjenerate, thotë Surroi

22 Nëntor 2016 - 20:48      

Publicisti Veton Surroi në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se ekziston mënyra se si të ndërpritet kontinuiteti i degradimit të shtetit.

Surroi përmendi ndërtimin e autostradave e që sipas tij në këtë projekt i cili nuk ka krijuar vende të reja pune janë shpenzuar paratë zhvillimore të pothuajse një gjenerate.

“Autostradat e Kosovës kushtojnë diku 1.8 miliardë euro dhe i kanë marrë paratë zhvillimore të pothuajse një gjenerate, d.m.th gjatë këtij dhjetë vjetëshi janë shpenzuar të gjitha paratë që kanë mundur të shkojnë në projekte të tjera zhvillimore, ky projekt nuk ka hapur vende të reja të punës dhe për më tepër ka arsye shumë të madhe për të dyshuar dhe jo arsye e bërë nga kosovarët por arsye edhe ndërkombëtare”, ka thënë Surroi.

Ndryshe, Surroi bazuar te Form Policy theksoi se çmimi i autostradës së Shqipërisë supozohet se ka kushtuar rreth 300 milionë dollarë më shumë se që duhej të ishte.

Form Policy vlerëson se dallimi në çmim mund të jetë diku, te autostrada e Shqipërisë diku rreth 300 milionë dollarë. Do të thotë supozohet se kjo autostradë ka kushtuar diku për së paku 300 milionë dollarë më shumë se sa që është dashur të bëhet”, ka thënë ai.

“Deri sot qytetari i Kosovës nuk e ka asnjë shënim, nuk ka pasur asnjë mundësi ta shoh kontratën dhe jo vetëm qytetari i interesuar për këtë punë por edhe qytetari i obliguar për këtë punë. Deputet e Kuvendin nuk e kanë pasur kontratën në duart e tyre”, shtoi tutje Surroi.

Surroi theksoi se qeveria mund ta publikoj kontratën dhe ta bëjnë publike se sa po paguhet kjo autostradë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...