Surroi: Pushteti ka pasur interes t’i transmetojë videot nga burgu

22 Nëntor 2016 - 20:42      

Publicisti e shkrimtari, Veton Surroi në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka komentuar transmetimin e xhirimeve nga qendra e paraburgimit në Prizren dhe publikimin e një pjese që thuhet të jetë ditari i Astrit Deharit.

Sipas tij pushteti ka pasur interes që t’i transmetoj ato.

“Nuk mund të hyj dikush dhe të thotë a m’i huazon se sonte dua t’i emetoj. Ajo instancë e pushtetit, unë supozoj se është pjesë e pushtetit të kapur, ka pasur interes ta transmetoj dhe ta transmetoj natyrisht në media që janë të afërta me të”, ka thënë ai.

Surroi theksoi se ai që merr pjesë në emetim është padyshim pjesë e zinxhirit që i ka vjedhur ato dëshmi.

“Ai që merr pjesë në emetim, merr pjesë në zinxhirin që e ka vjedh se është vjedhje e dëshmisë dhe është përdorim i dëshmisë së vjedhur”, përfundoi Surroi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...