Surroi tregon se si është dashur të veprojë shteti në ditën e vdekjes së Deharit

22 Nëntor 2016 - 20:37      

Urdhri që drejtori i burgut e gardianët të shkonin në shtëpi do të duhej të ishte veprimi i parë ditën që vdiq Astrit Dehari. Kështu u shpreh publicisti, Veton Surroi në një intervistë për Rubikon të KTV-së.

“Ditën që vdiq Astriti, ministria apo ministrja e Drejtësisë të urdhëroj që drejtori i burgut të shkoj në shtëpi dhe të pres nga shtëpia se çka do të ndodh më tutje, gardianët që kanë qenë në burg do të duhej të urdhëroheshin të shkonin në shtëpi dhe të presin investigimin se çka do të ndodh”, ka thënë ai.

Surroi kujtoi kur gjatë protestave të Vetëvendosjen u vranë dy aktivistë dhe ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi dha dorëheqje, sipas Surroi nga aspekti moral.

“Para se të shpallej pavarësia patëm demonstrata në Prishtinë, u vranë dy aktivistë të Vetëvendosjes dhe ministri i Brendshëm i atëhershëm, Fatmir Rexhepi, i cili nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me këto vrasje sepse e bën njësitë speciale të ushtrisë rumune, dha dorëheqje nga aspekti moral, ai nuk donte të implikohej si i përfshirë në vrasjen e dy qytetarëve pa marrë parasysh se çfarë kanë qenë kushtet, ai nuk e priti elaborimin, ka qenë vetëmbrojtje apo jo, nuk priti asnjë investigim, dha dorëheqje dhe u distancua nga kjo formë e konfliktit”, ka thënë Surroi.

“Padyshim se një gjë e tillë do të duhej të ndodhte edhe në rastin e Astrit Deharit”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...