Kush ka përgjegjësi për vdekjen e Deharit sipas Surroit? [video]

22 Nëntor 2016 - 20:24      

Një i akuzuar për terrorizëm do të duhej të mbahej në kushte të veçanta të sigurisë. Njëjtë nuk u veprua me aktivistin Astrit Dehari.

Publicisti Veton Surroi në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se në rastin Dehari shteti ka përgjegjësi të plotë.

“Drejtësi për Astritin nuk do të thotë tash të bëhet gara nëse e ka vrarë dikush apo vetëvrasje. Unë mendoj se drejtësi për Astritin është një diapazon më i gjerë i çështjeve. Fillimisht kemi të bëjmë me përgjegjësi të shtetit. Shteti e ka marrë një aktivist, e ka akuzuar se është terrorist, e ka mbajtur në burg me kriminel ordinerë, d.m.th jashtë masave të sigurisë që duhet për terroristët dhe brenda 67 ditëve nuk ka prodhuar prova e as inciuar procedurë intervistimi e cila do të provonte, do ta hidhte në gjyq”, ka thënë Surroi.

“D.m.th një terrorist i supozuar në këtë shtet dhe në cilindo shtet tjetër duhej të arrestohej, të fillonte procedura e intervistimit, mbajtja në kushte të veçanta të sigurisë dhe inicimi i procedurës gjyqësore sa më parë. Ai që është rreziku më i madh për shtetin nuk mund të mbahet në kushte ordinere dhe nuk mund të trajtohet si një prej çështjeve me të cilat do të merret ky shtet. Nga ai aspekt shteti ka përgjegjësi të plotë”, ka shtuar ai.


Kush ka përgjegjësi për vdekjen e Deharit sipas... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...