22 Nëntor 2016 - 20:23
Sipas Surroit, ndoënse Barack Obama ishte një ndër presidentët më ë mirë amerikanë, gjatë presidencës së tij ndodhi kapja e mëtutjeshme e shtetit të Kosovës.
“Të kuptojmë se edhe impakti nuk mund të jetë imediat dhe automatik. Barack Obama ka qenë padyshim një prej presidentëve më të mirë amerikanë, intelektualisht më i ngritur, një mendje e ndritur dhe liberal, një njeri i cili do të bashkonte tërë botën në synime optimiste por gjatë presidencës së tij ndodhi kapja e mëtutjeshme e shtetit të Kosovës d.m.th instalimi i formave jodemokratike, thellimi i formave jodemokratike në Kosovë gjë që nuk flet për një lidhje drejtpërdrejt mes një presidenti dhe ngjarjeve në Kosovë”, ka thënë ai.
Problemi i Kosovës sipas Surroit është se në hartën gjeostrategjike të Rusisë është pikë konfrontimi me Perëndimin.
“Problemi i Kosovë është se në hartën gjeopolitike të Rusisë, gjeostrategjike të Rusisë, ne jemi njëra prej pikave të konfrontimit me perëndimin”, theksoi Surroi.
“Nëse kandidati Trump shndërrohet në presidentin Trump në kuptimin e dëshirës që disi të negocioj me Rusinë që të vendos një lloj ekuilibri të ri, ai ekuilibër i ri mund të shkoj ndesh shumë popujve, edhe popujve të vegjël siç jemi ne”, shtoi tutje ai.
Surroi vlerësoi se vendi duhet të vazhdoj komunikimin me Kongresin, opinionin publik dhe administratën e ardhshme amerikane.
“Edhe në këso raste duhet të bëjmë njëjtë siç kemi bërë në vitet ’90, e kjo është t’i drejtohemi Kongresit me ato lidhje që i kemi, t’i drejtohemi opinionit publik me ato lidhje që i kemi dhe t’i drejtohemi kontakteve në administratën e ardhshme amerikane”, përfundoi Surroi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...