KFOR transporton një foshnjë nga Prishtina në Beograd

22 Nëntor 2016 - 20:18      

Të hënën, KFOR , nga Prishtina për në Beograd ka transportuar një foshnjë shëndeti i të cilës ka qenë në rrezik, ka kumtuar NATO, transmeton Koha.net.

Foshnja e lindur në Graçanicë, raporton “politika” e Beogradit, ka pasur probleme me zemër.

KFOR fillimisht e ka dërguar në spitalin e Prishtinës ku mjekët ia dolën ta stabilizonin gjendjen e saj.

Duke përmbushur kërkesën e prindërve, foshnja të hënën është transportuar me helikopterin sanitar në Beograd.

NATO thekson se ky evakuim mjekësor ka qenë i mundur falë bashkëpunimit të mirë të Serbisë dhe KFOR-it.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...