Hoxhaj në Madagaskar takon disa ministra të jashtëm

22 Nëntor 2016 - 19:52      

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur agjendën e takimeve me të arritur në Madagaskar, ku po zhvillon punimet Samiti i Frankofonisë.

Hoxhaj ka takuar ministrat e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders, të Xhibutit, Mahamoud Ali Youssouf dhe të Burundit, Alain Aime Nyamitwe të cilët i ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka deklaruar se pjesëmarrja e tij në Frankofoni do të shërbejë për të shtyrë përpara agjendën si njëri prej anëtarëve më të rinj të organizatës dhe për lobim për njohje të reja.

“Temë kryesore e Samitit të sivjetmë të Frankofonisë është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Pas anëtarësimit tonë në këtë organizatë, në vitin 2014 kjo është pjesëmarrja jonë e parë si shtet anëtar i Frankofonisë, e cila ka mbi 80 shtete me gjeografi të ndryshme në botë. Natyrisht që për ne është me rëndësi që ekonomia e Kosovës dhe shoqëria kosovare të ketë bashkëpunim me këto shtete anëtare dhe ta shfrytëzojmë praninë tonë për ta rritur numrin e njohjeve të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj do të vazhdojë edhe me takime të tjera në margjina të Samitit si dhe do të marrë pjesë në sesionet ku do të diskutohet për çështje të ndryshme dhe sfidat e shteteve frankofone, përfshirë edhe përfitimet nga programet e organizatës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...