Kush është fajtor për shpërthimin e bombolave të gazit [video]

22 Nëntor 2016 - 19:29      

Pajisjet nën presion të cilat janë më të vjetra se 15 vjet me ligj janë te ndaluara të importohen në Kosovë, raporton KTV.

Mirëpo, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila është përgjegjëse për inspektimin e këtyre pajisjeve, nuk ka kapacitet për kontrollimin e tyre.

Mjafton që një kompani të regjistrohet në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si biznes dhe mund të bëjë importin e bombolave të gazit.

Hysni Komoni për shpërthimin e këtyre bombolave ua hedh fajin vetë qytetarëve, që, sipas tij, nuk janë mirë të informuar se si të përdoren këto pajisje.

Komoni thotë se janë duke e hartuar ligjin e ri për pajisje nën presion, i cili do të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm.

Njohës të menaxhimit të emergjencave u rekomandojnë organeve përgjegjëse të bëjnë një standardizim për përdorimin e këtyre bombolave.

Bashkim Hoxha përveç që i fajëson organet kompetente që nuk po ndërmarrin asgjë, ai thotë se edhe faktori njeri nuk është i informuar rreth përdorimit të këtyre bombolave.

Edhe udhëheqës të një kompanie, e cila është e licencuar për shpërndarjen e gazit dhe mbushjen e bombolave, thotë se fajtor është faktori njeri, pasi nuk janë të kujdesshëm në përdorimin e bombolave.

Vetëm gjatë ditës së hënë, dje, kanë ndodhur dy shpërthime të bombolave të gazit, në Pejë ku mbetën të lënduar 4 persona në një dyqan në rrugën “Adem Jashari” dhe në kryeqytet në një banesë në rrugën “Beqir Kastrati” në lagjen “Mati 1”, ku mbet i lënduar një person.


Kush është fajtor për shpërthimin e bombolave... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...